Aksioni i paligjshëm në ‘Prestige Resort’/ Vihet në rrezik funksionimi i resortit, IKMT “injoron” kërkesën e punonjësve: Preken depot e ujit, trefazorëshi dhe dhomat teknike

Resort

Vijon shembja e pishinave nga IKMT në Prestige resort.

Një nga punonjësit, Astrit Vila Përgjegjës i Mirëmbajtjes, i ka kërkuar IKMT të mos shembet një mur i cili ka qenë prej kohësh ekzistues dhe që është thelbësor për funksionimin e resortit, pasi prek depot e ujit, trefazorshin dhe dhomat teknike.

“Po i kërkojmë që kjo pjesë, është mur mbajtës me depo uji e dhoma teknike. Kërkojmë mos prishet sepse të gjitha bahskë më kabullin 3 fazorsh dalin jashtë përdorimit.
Kaq po kërkojmë, nxjerr jashtë funksionin çdo gjë, shkatërrohet gjithë resorti, ka qenë mur eksistues. Nuk marin asgjë parasysh e duan ta prishin. Kjo nxjerr jashtë funksionit të gjithë resortin. Filloi prishja masivisht tani”, tha Vila

Ndërkohë hazetari Osman Stafa raportoi për News24 dhe BalkanWeb se nuk ka pasur asnjë reagim pozitiv nga punonjësit e IKMT, të cilët janë shprehur se pjesa duhet prishur pavarësisht pretendimeve nga punonjësit e resortit, duke mos marrë parasysh pra as pasojat që kjo sjell për funksionimin e tërë resortit.

“Vihen në rrezik shërbimet si energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Kjo paralizon punën në resort pra për qindra pushues dalin jashtë funksionit edhe pishinat që kanë kleje 20 vjeçare. Është kërkuar që IKMT mos ta prishi, por kërkesa e punonjësve të Prestige Resort nuk është marrë për bazë”, tha gazetari Stafa.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×