“Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç hakmarrjes”, deputetja Çupi: Ndërhyrja e paligjshme e IKMT në “Prestige Resort” është sulm ndaj lirisë së medias

Dhurata Cupi

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje IKMT ka nisur një aksion të paligjshëm për prishjen e pishinave të ‘Prestige Resort”.

Deputetja Dhurata Çupi, ka reaguar për sulmin e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”. Çupi e ka konsideruar një sulm të paligjshëm këtë ndërhyrje të IKMT.

Statusi:

Sulmi i paligjshëm ndaj kompleksit “Prestige Resort” është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk njohin gjuhë tjetër veç nënshtrimit dhe hakmarrjes. Në Shqipërinë imagjinare te qeveritarëve, nuk mund të ketë media që me guxim dhe profesionalizëm denoncojnë aferat korruptive të qeverisë.

Kompleksi—ndaj të cilit Edi Rama u turr me rruspa dhe polici në kulmin e sezonit—është ndërtuar me leje të firmosur nga vetë Rama. Ai u shfaq i buzëqeshur kur strehoi afganët, duke iu mburrur amerikanëve. Por, pasi e kuptoi që firma e tij për një leje të ligjshme, nuk do të heshtte kurrësesi gazetarët profesionistë dhe kurajozë të Neës24 dhe Panorama, nisi sulmet.

Liria e medias është liria e secilit prej nesh, dhe duhet mbrojtur me çdo kusht e çmim!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×