
Gazetari Osman Stafa, në një raportim për News24 u shpreh se aksioni për prishjen e pishinave të Prestige Resort ka përfunduar sot, ndërsa vijimi i aksionit pritet të vijojë ditën e nesërme.
Ai ka bërë me dije se nesër pritet të prishet një tjetër pishinë, dhe ballina e shëtitores para ndërtesës.
“Që nga arët e para të mëngjesit që IKMT ndërhyri në Prestige Resort, vetëm tani ka një moment qetësie pasi tërë ditën dëgjoheshin fadromat që punonin përprishjen e pishinave.
Që në orët e para të mëngjesit në dritaret e hotelit dolën turistët të shokuar nga ajo që po ndodhte.
Policia dhe fadromat zbarkuan për të zbatuar një vendim që sipas përfaqësuesve ligjorë të Hysenbelliu grup është i paligjshëm.
Pushuesit kanë deklaruar se ishte e para herë në jetën e tyre që hasnin një pamje të tillë në mes të sezonit turistik, dhe se në vendet e tyre as që mendohej diçka e tillë Prestige Resort është kthyer në një pikë turistike për pushuesit e huaj.
Fadromat do të rikthehen nesër, ndërkohë që është edhe një pishinë që pritet të prishet nesër. Edhe një pjesë, ballina e shëtitores para ndërtesës, të shembet për ditën e sotme aksioni ka përfunduar dhe pritet të vijojë nesër”, u shpreh ai.
Arena e Lajmit
and then