“Sot prishe një biznes, ne po na shkatërron banesat”, gazetari i drejtohet Ramës: Koha jote ka mbaruar, nuk do të të fal sado i fuqishëm dukesh, po pres të…

Fadroma

Gazetari Dritan Laci ka reaguar pas aksionit të sotëm për shembjen e pishinave të “Prestige Resort”.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Laçi shkruan se ky është një akt i shëmtuar që tregon greminën mendore të një narkopsikopati.

Ai thotë se nuk do e falë, sado i fuqishëm duket sot me fadroma dhe polici.

“Sulmi politik si hakmarrje ndaj një biznesi privat, është një tjetër akt i shëmtuar që tregon greminën mendore të një narkopsikopati, që fati i keq i këtij vendi, e drejton prej 9 vitesh. Koha jote ka mbaruar, je në ditët e fundit, dhe çdo dhimbje që ke shkaktuar dhe po shkakton, do jesh përgjegjës për vuajtjet e tua. Sot prishe një biznes, ne po na shkatërron banesat. Ej robo, nuk do të të fal, sado i fuqishëm të dukesh sot me fadroma dhe polici. Thjesht po pres të të shikoj te ministrat e tu… Do durojmë edhe pak. Po edhe ti na prit…”, shkruan Laçi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×