Detajet/ Tritol dyqanit, pronarja kishte vetëm 4 muaj që kishte hapur biznesin në Tiranë. Dyshohet se…

Shperthimi Ne Dyqan

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi në dyqanin e kozmetikës gjatë natës së djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Sheshit Willson’. Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sasia e tritolit që ka shpërthyer ka qenë rreth 50 gramë.

Ndërkohë, pronarja e dyqanit kur është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Mësohet se shtetasja me inicialet E.P., nga Laçi, kishte vetëm 4 muaj që kishte marrë me qira dyqanin dhe kishte hapur aktivitetin e saj.

Grupi hetimor dyshon që sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×