“Qeveria e Kosovës, e përgjegjshme”, Luçiano Boci: Ata miratojnë paketa ndihmëse për qytetarët, tek ne interesi për njerëzit dhe bizneset nuk ekziston

Luciano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka vlerësuar punën e bërë nga qeveria e Kosovës, një shtet i ri krahasuar me vendin tonë.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi u shpreh se në Kosovë interesi ndaj qytetarit e biznesit është i madh, ndërsa në Shqipëri ai thjeshtë nuk ekziston.

Postimi i plotë:

Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri.

Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes.

❗️Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal.
❌Në Shqipëri ky interes nuk ekziston.

Vetëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete:
👉Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit.
👉Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×