“Veprime të kalkuluara”, eksperti i sigurisë për aksionin e IKMT në “Prestige Resort”: Është vënë në rrezik siguria e turistëve

Fatjon Softa

Ekspert i sigurisë Fatjon Softa, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24 ka folur në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT në Prestige Resort.

Ai u shpreh se me këtë aksion është vënë në rrezik siguria e turistëve dhe e punonjësve të IKMT-së, referuar rastit kur një punonjës i mirëmbajtjes së resortit paralajmëroi se në vendin ku po kryhej shembja kalonte një kabull trefazor.

“Jemi një shoqëri që po ndërtojmë jo që duhet të shkatërrojmë, nëse duhet të shkatërrojmë duhet të kemi një projekt, nëse nuk ke një projekt, përse duhet nxituar?

Do të evidentoja momentin kur një përgjegjës i shërbimeve u sqaronte se aty kalonte kabulli trefazor. Duke mos ditur ku po shemb është e rrezikshme edhe për punonjësit. Nuk mund të prishësh një infrastrukturë të tërë. Problemi shtrohet tek elementët e sigurisë të turistëve dhe punonjësve që po prishnin. Mund të shkaktohej edhe masë”, tha ai.

Ish drejtori i IKMT dha dorëheqjen para pak ditësh dhe Dallëndyshe Bici sapo është emëruar ka marrë një vendim të tillë, si e komentoni këtë?

Të kalkuluara, të nxituata, veprime nga të cilat synohet diçka. Nuk mund të jetë kjo detyra e parë që sa merr detyrën. është një resort që pas ka një media kritike për problemet e kësaj qeverie, një reflektim i të vërtetave. Koha është tregues dhe gjykatësi më i mirë i gjithçka mbi qëllimet e nxitimit për të ndërmarrë të tilla veprime.

Ish-ministri i turizmit e promovonte si një nga vendet e bukura model investimi.

Mos harrojmë deklaratat për të qeshur që po i marrim turistët Greqisë, Shqipëria duhet të ketë standarte. në nuk dimë ç’vend jemi, i kemi të gjitha, por s’kemi asgjë. S’dimë nëse jemi vend bujqësor, industrial apo turizmi. Do isha i ndjerë keq me këdo që ka bërë investime në këto zona sepse janë para të hedhura. E di sa dhimbje është kur merr një borxh apo kredi për të bërë një investim. Investimet në zonën e Golemit nuk janë të këtij niveli.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×