Korrado Sakone nuk do të vijojë të jetë pjesë e Partizanit.
Ish-përgatitësi atletik i Napolit, i cili u rikthye në muajin janar te të kuqtë, sipas burimeve nga klubi ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk ka mundur të shërohet e të rikthehet në gjirin e ekipit.
61-vjeçari nuk arriti as t’i bashkohet skuadrës në Slloveni për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Për shkak se koha nuk premton, drejtuesit e Partizanit kanë vendosur të emërojnë një trajner të ri atletik.
Tregu italian është zgjedhur sërish për të zëvendësuar Sakonen.
Kështu, përgatitësi i ri atletik është Marko Korali.
48-vjeçari, me ardhjen e skuadrës në Shqipëri, i është bashkuar stafit teknik të drejtuar nga Dritan Mehmeti.
Korali numëron disa eksperienca në ligat e ulëta italiane, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Pianeze në Serinë C.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…