“Qindra turistë nga 10 vende europiane”, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar për ndërhyrjen në Prestige Resort: Fotot e videot e shpërndara prej tyre bënë xhiron e botës

E347c00a 7376 4774 B3e4 5179a0e09f42

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, në një lidhje Skype në emisionin “Open” në News24, ka evidentuar dëmin ekonomik, por jo vetëm, që ndërhyrja e paligjshme e IKMT-së në Prestige Resort ka sjellë.

Ai u shpreh se qindra turistë të cilët kanë qenë të pranishëm në ditën e parë të aksionit, po e ndjekin ccështjn në anë ligjore, me akuzat që përveç dëmit ekonomik të shkaktuar u është vënë në rrezik edhe jeta.

Zoti Kasa shtoi se 400 turistët nga vende të ndryshme europiane, kanë prova dhe pamje të cilat i kanë përcjellë në vendet e tyre dhe janë bërë virale në mediat e vendeve përkatëse.

“Operatorët ndërkombëtarë janë duke e ndjekur edhe në anën ligjore, jo vetëm për dëmin por edhe për vënien në rrezik të jetës sepse kanë prova kanë foto kanë pamje. Sidomos turistët nordikë, 400 në ditën e nisjes se aksionit, nga dhjetë vende të ndryshme të Europës. Të gjithë e kanë denoncuar faktin edhe në vendin edhe mediat e vendeve të tyre që janë bërë virale.

Aktualisht Tour operatorët ndërkombëtarë kanë reduktuar 3 fluturime charter në javë, 6 mijë turistë të munguar në disa javë. Mundet të reduktohen edhe më shumë se shumë turistë duhet parë pamjet kanë kanceluar pushimet sepse thonë nuk dimë ç’na pret.

Operatori nordik që ka vite që operon, ka vendosur që vitin e ardhshëm të mos vijojë operimin në Durrës, kjo është një humbje e madhe”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×