Shijaku në tym, Panariti vë alarmin: Janë ekspozuar banorët, duhet analizuar ndotja në tokë dhe ujë

Meta5

Në daljen për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka folur për masakrën mjedisore në zonën e Shijakut, ku mbeturinat janë duke u djegur në hapësirë të hapura.

Sipas Panaritit, shumë prej banorëve ekspozohen haptazi, pasi ujë në puse do të kontaminohet, por ka edhe një ndotje të madhe të ajrit, tokës dhe ushqimeve.

Panariti: Këto mbeturina nuk mund të digjen në ambiente të hapura. U gjet mënyra më kriminale për djegien e tyre në ambient të hapur. Aty bëhet fjalë për shkarkesa të jashtëzakonshme të dioksinave, pluhur, arsenik, zhivë. Një pjesë e banorëve janë ekspozuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe një pjesë e këtyre ndotësve kanë deportuar në ujë dhe do dalin në puse. Bëhet fjalë për një ndotje të jashtëzakonshme të ajrit, por edhe të ujit, tokës dhe ushqimit.

Inspektoratët e mjedisit, ujit dhe ushqimeve duhet të ishin atje për të marrë mostra dhe për të bërë analiza në laboratorë privatë. Duhet zbuluar çfarë ka shkaktuar kjo katastrofë mjedisore. Ky duhet të jetë një rast që jam i bindur që nuk është i vetëm. Duhet proceduar edhe penalisht ky rast, gjithashtu duhet bërë një vlerësim i ndikimit në mjedis.

Ilir Meta: Për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×