VIDEO/ Banorët në Kurbin në protestë, kundërshtojnë për rrugët dytësore: Kanë futur fadromat mes ullinjve, si shkatërrohen pronat në këtë mënyrë!?

Lezhe Banoret Proteste

Banorët e fshatit Prozhem të Kurbinit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e financuar nga ARRSH-ja për ndërtimin e rrugëve dytësore pranë mbikalimit të rrugës së kombit në Fushe-Milot.

Banorët kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji.

Ky investim kalon mes përmes tokave bujqësore duke mos marrë parasysh rrugët ekzistuese dhe me kosto më të ulët, por edhe me akses më të shkurtër për banorët.

Ata kundërshtojnë diçka të tillë, pasi sipas tyre, e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë dhe institucionet duhet të konsultohen më parë me banoret e zonës për t’u ardhur në ndihmë dhe jo t’u vështirësohet jetesa e tyre.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×