Ekskluzivisht në Tibo dhe Oversport, rrugëtimet e Tiranës dhe Partizanit në Europë

Në pritje të fillimit të sezonit të ri të Serie-A dhe kampionatit skocez, Oversport dhe Tibo sjellin për sportdashësit shqiptarë ndeshjet e skuadrave të Superligës në Kupat e Europës.

56757657

Kjo javë do të jetë e mbushur me emocione në Oversport dhe Tibo, ku do të transmetohen ekskluzivisht ndeshjet e dy ekipeve legjendare të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, në arenën europiane.

Të mërkurën “Live!” nga Luksemburgu mund të ndiqni kampionët e Shqipërisë në debutimin në UEFA Champions League kundër Dudelange.

Të enjten gjithashtu “Live!” nga Gjeorgjia e largët transferta e vështirë e Partizanit në UEFA Europa Conference League kundër Saburtalo.

  • 6 korrik ora 19:30 – Dudelange vs. Tirana
  • 7 korrik ora 18:00 – Saburtalo vs. Partizani

Emocionet e sfidave të dy klubeve më të mëdha të vendit në kupat e Europës vijnë ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Për të gjithë tifozët e zjarrtë, TIBO së bashku me ekipin e Tiranë dhe Partizanit do të mundësojë edhe transmetimin e ndeshjeve FALAS.

Dudelange – Tirana, tek aneksi i Stadiumit “Selman Stermasi” dhe Saburtalo – Partizani, tek “Amfiteatri i Tiranës”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×