U shkarkua në posti i zv.kryeministrit, Grupi i PS propozon detyrën e re për Arben Ahmetaj

Ahmetaj323322323

Në seancën e sotme plenare,  Arben Ahmetaj u propozua nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.

Kujtojmë se pak javë më parë, Ahmetaj u shkarkua nga Rama nga posti i zv/kryeministrit ndërsa në vend të tij u emërua Belinda Balluku.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×