Fitorja në miqësoren ndaj skuadrës austriake, dy lojtarët e Vllaznisë përfundojnë në tribunë

Esin Hakaj dhe Liridon Latifi ishin dy mungesat me peshë në miqësoren e djeshme ndaj austriakëve të Traiskirshen.

Esin Hakaj Mirel Josa

Hakaj dhe Latifi e ndoqën testin e djeshëm nga shkallët e stadiumit, pasi nuk ishin të gatshëm për trajnerin Mirel Josa.

Mbrojtësi shkodran ka pasur një shqetësim në gishtin e vogël të këmbës së majtë dhe stafi e ka lënë pushim për të mos agravuar problemin.

Ndërsa Latifi është bashkuar vonë me ekipin dhe hapat e para të përgatitjeve.

LATIFI

Ai është prapa me programin stërvitor, por edhe për faktin se vjen nga një problem shëndetësor, mungesa e kosovarit në këtë takim ishte e pritshme.

Shpresohet që Latifi të përparojë, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen e parë me Universitatean më 21 korrik në Shkodër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×