VIDEO/ Rama me 2 standarde për biznesin. Në opozitë dërgonte deputetët te hoteli i Dash Pezës, në pushtet ironizon opozitën për “Prestige Resort”

Whatsapp Image 2022 09 08 At 17.32.48

Ishte dhjetori i vitit 2009 kur partia socialiste në opozitë, dhe Edi Rama i cili kishte humbur zgjedhjet, urdhëroi grupin e tij parlamentar të kryente një aksion politik krejt të pazakontë. Mëngjesin e 8 dhjetorit 2009 një grup deputetësh të Partisë Socialiste tentuan të hyjnë me forcë në pallatin në qendër të Tiranës, në pronësi të kunatit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza, pallat që ishte shembur pjesërisht një ditë më parë nga Inspektoriati i Ndërtimit.

Deputetët socialistë u përleshën me forcat e policisë, të cilët u përpoqën t’i ndalojnë të kapërcenin shiritat rrethues dhe të hynin në ambientet e brendshme. Për disa minuta mes dy palëve u shkaktua incident për shkak se deputetët e Ramës, u shtynë e u përplasën me policinë në tentativë për të hyrë në objekt.

E gjitha kjo bëhej në emër të mbrojtjes së sipërmarrjes së lirë, që sipas socialistëve, po rrezikohej e dhunohej nga Sali Berisha, pa marrë parasysh faktin nëse objekti kishte ose jo leje.

Sot pas 13 vitesh, prej të cilave 10 vite në krye të qeverisë, Edi Rama ka një standard tjetër. Ai sot është vetë autor i atij veprimi për të cilin dikur akuzoi Berishën, dhe jo vetëm kaq. Ironizon deputetët e opozitës që këtë herë shkuan në mbrojtje të ‘Prestige Resort’ me qetësi dhe pa asnjë lloj incidenti e dhune, si deputetët e tij në 2009.

Ky është standardi i dyfishtë i Ramës; në opozitë viktimë dhe mbrojtës i biznesit, në pushtet agresor dhe dhunues i sipërmarrjes së lirë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×