
Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka komentuar efektet që do të sjellë paketa e rezistencës sociale, ku theksoi se kjo është e pamjaftueshme për qytetarët shqiptarë.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24” Teliti tha se pensionistë shqiptarë do të përfitojnë për 3 muaj ndihmë në ditë vetëm 330 lekë të vjetra.
“Qeveria shqiptare ka lënë në fuqi atë paketë minimaliste 3 mujore. Nga 1 korriku dhe deri tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Ne u zhgënjyem. Kryeministri sot premtoi indeksim të pensioneve, që e përkthyer, pensionistët shqiptarë nga muaji ardhshëm do të marrim 10 mijë lekë më tepër pension, deri në fund të dhjetorit, 10 mijë leke të vjetra më tepër, pra 330 lekë të vjetra më tepër. Kjo është ndihma. Indeksimi i pensionit nuk është nder, është detyrim ligjor. Pensionistët, për këto 3 muaj do të marrin 330 lekë të vjetra në ditë. Marrin një paketë ndihmë 3 herë më të ulët se sa paketa e parë. Kjo vlen dhe për ndihmën ekonomike.
330 lekë të vjetra në ditë, ajo që i jepet familjeve në ndihmë në total ka parashikuar tetor-dhjetor 450 mln lekë të reja. Vlerë e njëjtë me instilacionin që po ndërtohet tek Kryeministria. 90 mijë persona me aftësi të kufizuara, 118 mijë persona në 4 muaj ndihmë nga shteti sa vlen njëlloj e një instalacioni prej druri në Kryeministri. Kjo shitet si pjesë e paketës edhe rritja e pagës minimale.
Kleçka është që me rritje e pagës rriten edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Për 40 mijë lekëshin e rritur paguhen për çdo pagë paguhen më tepër çdo muaj për çdo punonjës 10 mijë lekë për sigurimet, të arkëtuara në arkë si pasojë e kësaj iniciative. Shitet si paketë sociale, por godet më shumë biznesin.
Të menaxhosh financat publike është e vështirë por kur ke një buxhet me një paketë të dytë 3.8 mld lekë, 30 mln euro, para dy muajsh po kjo qeveri i ka dhënë 80 mln disa kompanive për të kompensuar kompanitë e ndërtimit për rritjen e çmimeve të produkteve të ndërtimit. një logjikë të tillë duhej të përdorej edhe në rastin e paketës.
Ajo që duhet bërë nga një qeveri me prioritet njerëzit, është rialokim dhe rishikim te buxhetit. Atë bëri Kosova pak ditë më parë, buxhet sa gjysma e Shqipërisë dhe mori paketë 150 mln euro, paketa e dytë kjo. Qeverisë tonë i mungon vullneti, aftësitë buxhetore janë. Mbështesim uljen e borxhit publik, por duhet rialokuar buxheti të hiqen instalacionet, udhëtimet me charter, koncensionaret abuzive, shpenzime të panevojshme dhe të shkojnë në ndihmë të ekonomisë qytetarëve dhe biznesit. Nuk mund të ndihmohen 3 mln shqiptarë, por ata që janë më të ekspozuar. Duam paketë që ngjason me ato të ndodhura në rajon., tha ai
Arena e Lajmit