“Asnjë iniciativë ekstreme s’do ishte e duhur”, Daci kundër nismës për Lustracionin: Autoriteti i Dosjeve s’i plotëson kriteret për të kryer këtë proces

Daciiii

Konsitucionalisti Jordan Daci është shprehur kundër nismës për Lustracionin, ndërsa theksoi se Autoriteti i Dosjeve nuk i plotëson kriteret për të kryer këtë proces.

Përmes një lidhje skype për “Open” në ‘News24 ai tha se asnjë iniciative ekstreme nuk do të ishte e duhura.

“Asnjë nga 4 pr/ligjet se zgjidh çështjet. Asnjë nga tekstet nuk është zgjidhja. E vetmja ka qenë në 2009, koncepti i Lustacionit. Për vende si vendi ynë, duhet të kemi shtrirje të gjerë. Është jo normale që një ish-bashkëpunëtor, është tërhequr me metoda shtrënguese, të ndëshkohet dhe shefi tij jo.

Duhet të kemi parasysh se ne jemi vonë nga pikëpamja ligjore, Ne duhet të ndahemi me të shkuarën. Ky proces është një proces që konkurron me demokracinë, dhe demokracia ka më shumë vlerë. Asnjë iniciativë ekstreme s’do ishte e duhur. Janë ligjërisht jo të përshtatshme nga pikëpamja kushtetuese. Neni 6 i Kushtetueses dhe 179/fraksion A janë nene që nuk e lejojnë që të ndodhë diçka e tillë. S’ka kuptim që në dekriminalizim të futen koncepte të Lustracionit. Për postet që lidhen me zgjedhje popullore ky ligj nuk funksionon. Kush do e menaxhojë këtë proces? Venecia tha se duhet të jetë një komision, por ai nuk i plotëson kriteret që ka parasysh Venecia.
Autoriteti nuk i plotëson kriteret për të kryer Lustracionin. Mund të ketë qëllime të caktuar politike, por qëllimi nuk arrihet me këto tekste. Nuk është serioze qasja për shkak se ky ligj s’mund të propozohet nga deputetë, por duhet të pyeten ata që kanë qenë të dhunuar nga ai sistem. te kemi ekspert të pavarur. Edhe sikur nesër t’i miratojnë këtë ligj, s’do ketë efekt, pasi gjyqtari do të duhet të shprehet për secilin rast më vete. Draftet duhet të shkrihen në një.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×