Ish-sigurimsat jashtë Kuvendit/ Hila: Nëse arrihet që dosja për Metën është e falsifikuar, Rama merr fund! Ristani: Kryeministri po tenton të mundë kundërshtarin

Dritan Hila

Ligji i PS për ‘dekomunistizimin’ e Kuvendit është bërë sot objekt debati në “Open” në ‘News24. Analisti Dritan Hila tha se nëse vërtetohet që dosja që thuhet se Ilir Meta ka qenë sigurims, është e falsifikuar, atëherë Rama merr fund.

Ndërkohë Arben Ristani tha se kryeministri po tenton të mund kundërshtarin.

DISKUTIMI


Hila:
Nëse arrihet që dosja për Metën është e falsifikuar, Rama merr fund!
Ristani: Ai dëshminë e ka bërë, Meta.

Hila:
Jo duhet një dëshmi ligjore nga ai.

Ristani: Ai ka bërë një kallëzim në prokurori. kjo çështjes synon zgjidhjen e një interesi të gjerë shoqëror? Kur i bën një ligj, synon të zgjidhësh një çështjes me interesa të mëdha. Apo synon interesa për një grup të caktuar. Kjo çështje nuk synon zgjidhjen e një çështjes të madhe shoqërore, por interesa të pushtetit. Pse është kështu?! Synohet që Rama të mundë kundërshtarin, por synohet dhe shpërngulja e vëmendjes nga skandalet. Shpërngul debatin nëpër studio, siç janë vjedhjet galoponte. Vetëm sot kishte një fagmë kryevepër kur thoshte qeveria; pallati pa leje, ke të drejtë ta blesh, etj. Shoqëria jonë ka vetëm problem me ish-bashkëpunëtorë të shtetit dhe jo me funksionarë të lartë të Ministrisë së Brendshme?

Ka problem vetëm me këtë dhe jo me ata që kanë qenë torturues? Po me ata që kanë internuar shqiptarët? Pse duhet të konsumohemi vetëm me ish-bashkëpunëtorët e sigurimit? ! Është politike. E kanë të shkruar me dokument Këshilli i Europës. Lustracioni është i nevojshëm për vende që kanë qenë në regjime të tilla, që duhet ta bëjnë shpejt, deri në 99. E ka të shkruar Këshilli i Europës, dhe Komisioni i Venecias. Sot jemi 30 vite mbrapa. Ti sot për shkak të vonesës në kohë, sot ke të bijtë e persekutorëve të sigurimit. Tipike që i qëndron dhe rezolutës së Këshillit të Europës është rasti i një ish-ministri të Brendshëm, kupolë e monoklaturës, që e mbylli jetën politike nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Tani se realizove atë që doje, sot me kalimin e kohëve të ikën dhe objekti i çështjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×