Skënderbeu po kalon momentin më të vështirë të dekadës së fundit. Me rënien një kategori më poshtë, bardhekuqtë po humbasin një e nga një pjesët më të rëndësishme të ekipit.

Përpos largimeve me përfitime financiare të Uerdi Marës dhe Alfred Mensah, të tjerë lojtarë preferojnë të zgjidhin kontratën në mënyrë konsensuale me ekipin. I tillë është rasti i Elvi Berishës.
23-vjeçari i llogaritur deri më tani si një nga elementët më të rëndësishëm të ofensivës, po tenton një “divorc” të parakohshëm.
“DIVORCI”
Sulmuesi, i cili kaloi tri sezonet e fundit me korçarët, ka një kontratë të vlefshme deri në fund të vitit.
E megjithatë, duket i vendosur që të mos qëndrojë në Korçë.
I kontaktuar nga “Panorama Sport”, fieraku deklaron se do të takohet me presidentin Ardjan Takaj për të diskutuar mbylljen e bashkëpunimit me konsensus.
Ai kërkon që t’i japë kohë vetes për të gjetur tjetër sistemim.
“Në Korçë kam kaluar tri sezone shumë të mira dhe mund të them se jam i plotësuar.
Por në futboll ndonjëherë ke nevojë për stimuj të rinj dhe unë jam duke kërkuar një gjë të tillë. Me klubin kam një kontratë deri në fund të vitit, por duke parë mbylljen e kampionatit më herët mbeten vetëm pak muaj.
Për këtë kam menduar të shoh një tjetër eksperiencë për të më stimuluar. Do të takohem me presidentin Takaj dhe do të diskutojmë me qartë rreth mundësisë së prishjes së kontratës në mënyrë konsensuale.
Dua të përshëndetem me shtrëngim duarsh, pasi kjo është më e rëndësishme.
Por ajo që mund të them është se në Korçë kam mbyllur gjithçka. Jam krenar që kam veshur ato ngjyra, por do të kërkoj stimuj të rinj për karrierën time”, theksoi Berisha.
OFERTAT
Nga sa bëhet me dije, në drejtim të lojtarit ka pasur oferta të ndryshme. Një prej të cilave vinte nga Llapi në Kosovë, por gjithçka është ndërprerë në mes.
Nga ana tjetër, 23-vjeçari është duke parë mundësitë e një transferimi për të qëndruar sërish në Kategorinë Superiore, por edhe një mundësi për të luajtur në kampionate të huaja.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then