Gara për kreun e SPAK, kush janë 2 kandidatët e rinj që paraqitën sot kërkesën për të zëvendësuar Krajën (Emrat)

Xholi Dhe Kondili

Vijon gara për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ditën e sotme Prokurori Edvin Kondili depozitoi kërkesën dhe shprehu interes për drejtues të SPAK. Kondili kaloi vettingun më 2019 dhe është prokuror i SPAK.

Po ashtu, interes për këtë pozicion ka shprehur dhe prokurori Altin Dumani, i cili ka depozituar sot kërkesën e tij për të kaniduar. Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve. Kujtojmë se më 29 tetor prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Afati i fundit për të aplikuar në këtë post që drejtohet aktualisht nga Arben Kraja është 2 nëntori, deri në orën 24:00.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×