Flamurtari jep “shkëndija” grumbullimi.

“Panorama Sport” mëson se dje klubi ka njoftuar grupin që mbylli sezonin për datën e nisjes së përgatitjeve. Skuadra zbret në fushën e stërvitjes në 12 ose 13 korrik.
E thënë ndryshe, fillimi i javës tjetër i gjen në fushë. Fillimisht do të stërviten në kushte shtëpie, e më pas do të zhvendosen në Ohër. Nëse tri vitet e fundit kanë qëndruar në Vlorë, destinacioni këtë herë do të jetë Maqedonia e Veriut.
Ende nuk ka një datë se kur do të udhëtojë skuadra drejt Maqedonisë së Veriut, por me shumë mundësi do të vendoset gjithçka, pasi të keni nisur punën.
RINOVIMET – Flamurtari do të nisë rinovimet javën që vjen. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime zyrtare pranë klubit.
Dje drejtuesit ka njoftuar lojtarët titullarë për datën e fillimit të stërvitjes dhe kjo gjë lë të kuptosh se pjesa më e madhe e futbollistëve që mbyllën sezonin në Vlorë, do të rikonfirmohen.
Gazeta mëson se drejtuesit kanë kontaktuar lojtarët e parë, të cilët i kanë njoftuar për nisjen e punës javën që vjen.
Të parët që kanë telefonuar kanë qenë Ditmar Bicaj Andi Ribaj dhe Shpëtim Moçka.
Klubi ka njoftuar gjithashtu edhe Alked Çelhakën, brazilianin Indio Oliviera, si dhe tre shkodranët Olsi Gocajn, Behar Ramadanin dhe Denis Pjeshkën.
Në listën e lojtarëve që do të rinovojnë janë edhe vlonjatët Mateo Qarri dhe Gersi Diamanti. Ndërkaq, ende ka paqartësi me lojtarët që kanë qenë pjesë e stolit.
Gjasat janë që ata të përfundojnë tek Oriku, pasi tashmë ka një marrëveshje mes dy administratorëve të klubeve, Sinan Idrizi dhe Muharrem Jazaj. Kjo dilemë do të marrë fund në ditët e para të grumbullimit të skuadrës.

MERKATO – Vlonjatët nuk i ndahen Kreshnik Ukës.
Edhe pse Prishtina e ka bllokuar (kosovarët kanë çdo të drejtë mbi të, pasi zotërojnë kartonin), drejtuesit e Flamurtarit e duan në Vlorë.
Madje, mësohet se ata kanë pasur edhe kontakte orët e fundit me kosovarin, nga i cili presin një përgjigje që shpresojnë të jetë pozitive.
27-vjeçari që sezonin e mbylli te Drenica dhe ishte një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit, i është kthyer në fiksim administratorit.
Sinan Idrizi është gati që të bëjë sakrifica financiare për afrimin e tij, por çështjen e kontratës me Prishtinën, duhet ta zgjidhë vetë lojtari.
Në dëshirat e drejtuesve mbeten edhe Mentor Mazrekaj dhe Renato Malota, si edhe Redon Raza. Gjithashtu në kontakte janë edhe me lojtarë të huaj, brazilianë dhe afrikanë.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then