I dënuar me 3 vite e 7 muaj burg për drogë, kush është 52-vjeçari i arrestuar sot në Vlorë (EMRI)

Policia E Vlores E1471114177741

Një 52-vjeçar i shpallur më parë në kërkim për prodhim dhe shitjeve të narkotikëve, është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme.

Policia bën me dije se Ardian Braka ishte dënuar nga Gjykata e Shkalla e Parë Vlorë, me 3 vjet e 7 muaj burg.

Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×