“Revolta është e madhe”/ Nënkryetari i PD ftesë shqiptarëve: Të bëhemi bashkë për t’ja shkurtuar ditët kësaj qeverie

E0e26530 2a2b 44cb 9f3a 5e192b7d01dc

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i është bashkuar takimit të kreut të PD Sali Berisha me intelektualë dhe banorë të zonës së Përrenjasit.

Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë, për t’i shkurtuar ditët qeverisjes Rama pasi sipas tij, nuk ka punuar asnjë moment për qytetarët.

“Unë e kam thënë që në Shqipëri në këtë qeverisje jeta e shqiptarëve është një bashkësi copëzash drame. Dramë në sigurinë e jetës, sigurinë shëndetësore. Akoma më keq në Përrenjas është bashkim i mini-tragjedive. Njerëzit janë të mirë dhe fisnik, natyra e pasur dhe ata që e kanë penalizuar janë qeveritarët. Revolta e qytetarëve është e madhe edhe në Përrenjas njerëzit duan ta shprehin, ndaj jemi këtu që të japin edhe zgjidhje. PD ka zgjidhjet e saj që ky vend të zhvillohet , të jetë i jetueshëm me rininë që të mos braktiset. Jam i bindur që bashkë do të vazhdojmë rrugën e kemi në dorë ne , po të duam e shkurtojmë, ftesa është e thjeshtë, bëhemi bashkë t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverisjeje”, tha Boçi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×