Transportonte 17 kg lëndë narkotike me makinë, era e fortë e kanabisit ‘tradhëton’ 40-vjeçarin shqiptar në Spanjë

1f1c99d8 94b8 4449 A834 796bdcf6273b 16 9 Discover Aspect Ratio Default 0

Një shtetas shqiptar është kapur së fundmi në zonën e Maellas në Spanjë me një sasi të konsiderueshme kanabisi në mjetin e tij gjatë një kontrolli rutinë të autoriteteve spanjolle.

40-vjeçari, banues në Lérida kishte mbështjellë 17 kilogramë kanabis me qese plastike në një tentativë për të fshehur erën e fortë karakterisitike të lëndër narkotike, por dështoi duke rezultuar në arrestimin e tij.

Raportohet se shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të policisë për konsumin e alkoolit dhe lëndëve narkotike teksa lëvizte me një automjet tip furgon, por era e fortë e kanabisit alarmoi oficerët spanjollë të cilët prangosën 40-vjeçarin i cili mbetet në qeli deri në marrjen e vendimit ndaj tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×