“Show për të kuruar imazhin e rrënuar”, Flamur Noka për ndërtimet pa leje: Pas dështimit të amnistisë fiskale, gjetën mënyrën për të pastruar para

Flamur Noka 1

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë në News24, ka folur në lidhje me ndërtimet pa leje, temë kjo që ka nxitur reagime të shumta në fushën e politikë se jo vetëm, ditët e fundit.

“Çështja e kateve pa leje është e gjitha në linjën e një show për të kuruar imazhin e rrënuar. Me një gur mendon të vrasë 2 zogj: imazhin dhe sekuestron disa kate. Kullat me katet pa leje ku dhe kur u ndërtuan? Në kohën e Saliut apo Ramës?

Ku ishte ky dhe kryetari i bashkisë? Është një pallat që ndërtohen 6 -8 kate pa leje. Kanë gjetur një rrugë pasi amnisti dështoi nga presioni i ndërkombëtarëve dështoi, për të pastruar paratë”, tha Noka.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×