Sulmi terrorist që tronditi Amerikën 21 vite më parë, reagon Berisha: SHBA, ‘Kështjellë e Lirisë’, shpreh ngushëllimet e mia

Berisha (1)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. “Uroj që mesazhi i SHBA për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkruan Berisha.

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!
Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shteteve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës.

Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues.
Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shprehet Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×