Lëvizje shqiptarësh në Itali, cilët janë talentët që ndryshuan skuadër ditët e fundit

Sulmuesi shqiptar, Kleis Bozhanaj, ka zyrtarizuar transferimin te skuadra e Udinezes. 21-vjeçari, i cili është aktivizuar rregullisht në ekipet e moshave U-17 dhe U-19 të Shqipërisë sezonin e fundit, ishte huazuar në Portugali te Kaza Pia nga skuadra e Specias që kishte kartonin e sulmuesit.

bozhanaj

Pas negocimit për transferimin te friulianët, Bozhanaj starton kështu një aventurë të re tek Udineze, me detajet e kontratës së firmosur me klubin e Serisë A që mbeten ende për t’u bërë publike.

ENDRI ZENELAJ

Mesfushori shqiptar, Endri Zenelaj, është larguar nga Primaverat e Sasuolos. I ardhur nga Xhenoa, ai zhvilloi një sezon të mirë duke luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet me Sasuolon U-19, si titullar.

01E67A03-3A01-45C5-96B0-ADA76343B115

Pas largimit, ai do të vazhdojë karrierën e tij te Primaverat e Napolit, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Zenelaj, vetëm 19 vjeç, është edhe pjesë e ekipit kombëtar U-19 të Shqipërisë, ku ka zhvilluar gjithsej pesë ndeshje.

VULLNET TOZAJ

Trestina ka gjetur portier të ri për sezonin e ardhshëm në Serinë D italiane. Shqiptari Vullnet Tozaj do të mbrojë portën e kësaj skuadre, pasi u transferua si një përforcim nga Primaverat e Entelës.

021382VULLNETTOZAJ

Edhe sezonin e kaluar ai luajti në Serinë D, ku ishte huazuar te Sestri Levante, ndërsa tani do të nisë një aventurë e re për portierin 19-vjeçar, i cili është grumbulluar vetëm një herë me ekipin kombëtar.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×