“Bëni qejf edhe punë”/ Rama nga shkolla “Jeronim De Rada”, mesazh për vogëlushët: Risia për klasën e parë, në tre vite do të shtojmë edhe më tepër Laboratorët Smart

Ramaaa

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mesazhet e urimit për nisjen e vitit të ri shkollor, t’i japë nga shkolla “Jeronim De Rada”.

Kreu i qeverisë është ndalur tek risia e këtij viti arsimor, futja e kurrikulës TIK në klasat e para, me Laboratorët Smart që janë ngritur në disa shkolla.

Rama tha se pritet që në tre vite të shtohen këto laboratorë, për t’i përgatitur të rinjtë për një treg pune, atë online, që sipas tij paguhet mjaft mirë.

“Do shtrijmë më tutje gjithë programin e kodimit, në mënyrë që të krijojmë një shtresë të re, e cila ka filluar të formësohet, por ne ta nxisim që në dy apo tre vite të kemi të rinj që janë formësuar me një treg tjetër, atë të punës online që ka të ardhura shumë të larta. Suksese, dhe bëni qejf edhe punë”, u shpreh ai duke e mbyllur me një urim për vogëlushët.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×