“Game over”/ Kishin kthyer ambientin në mini-kazino, arrestohen dy administratorët e lojërave të fatit në Kurbin

Whatsapp Image 2022 11 03 At 11.19.36

Policia e Kurbinit ka arrestuar 2 persona të cilët organizonin lojëra fati dhe lotari të palejuara përmes kompjuterëve në një ambient të shndërruar në një mini-kazino.

Shtetasit K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç u arrestuan në kuadër të operacionit policor “Game over” pasi u kapën në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 kompjutera të cilët i shërbenin aktivitetit të paligjshëm.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave.

Vihen në pranga 2 shtetasit që e bashkadministronin këtë ambient, si dhe sekuestrohen 7 kompjutera që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm e shuma parash të përfituara prej tij.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe të pandërprera, të ushtruara në lokale dhe ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Të dy këta shtetas administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×