Faktori “9”, krenaria dhe frika e Guardiolës/ Rekordmeni i gjysmëfinaleve di si pushtohet “Bernabeu”

Pep Guardiola kërkon sot fi nalen e katërt të Ligës së Ka mpioneve, ndonëse edhe deri një shkallë përpara saj, është ai “Perandori” i turneut më të rëndësishëm për klube. Me 9 gjysmëfinale në karrierë, trajneri spanjoll ka shkruar historinë duke paraprirë në këtë renditje speciale pikërisht kolegun-rival të cilin do të sfidojë sot, Karlo Ançelotin, me 8 gjysmëfinale (si italiani njësoj edhe Zhoze Murinjo).

Guardiola5

Në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” Guardiola shkon si favorit, duke parë atë që Mançester Siti i tij ofroi në sfidën e vajtjes, edhe pse në fund suksesi 4-3 i rrinte disi ngushtë formacionit anglez.

Një tjetër aspekt që duhet ta bëjë krenar Pepin është fakti se ai në këto 9 gjysmëfinale ka shkuar me tri skuadra të ndryshme: Barcelona, Bajern dhe tashmë Mançester Siti, ndonëse ky ndoshta duket sezoni në të cilin ai ka hasur më pak vështirësi se kurdoherë tjetër për të arritur deri në këtë “hap”, pavarësisht se për të shkuar deri në finale nevojitet një tjetër ndeshje si ajo e javës së kaluar në “Etihad”.

Madje, duke mbetur te finalja, Guardiola dhe “Qytetarët” bëjnë mirë që të mos e marrin shtruar, duke qenë se vetë trajneri spanjoll di se si të shkojë me mjeshtri deri në gjysmëfinale, por shifrat thonë se në tetë precedentët e mëparshëm ai ka mundur të arrijë vetëm tri herë në finale, ndërkohë që në pesë raste të tjera ka përshëndetur. Prandaj, sot në mbrëmje nevojitet më shumë sesa thjesht përqendrim e saktësi.

Co_1650967301

“BERNABEU” E KA FRIKË

Gjithsesi, nëse mbetemi te numri 9, siç janë pra edhe gjysmëfinalet e arritura prej tij në karrierë, Pep Guardiola ka edhe një tjetër aspekt për të cilin mund të mburret. Në 9 transferta që ai ka luajtur në “Santiago Bernabeu”, jo vetëm që ka bërë histori, por në shumë raste ka shpërndarë edhe panik, sidomos në periudhën e tij te Barcelona.

Të paharrueshme do të mbeten sukseset 6-2 në La Liga në sezonin 2008-2009 dhe shuplaka e sezonit 2010-2011, kur i mohonte Realit finalen e Champions-it, pasi triumfonte 2-0 në “Bernabeu”, por pa harruar edhe ngritjen e një Kupe Mbreti sërish me katalanasit në vitin 2012. Bilanci total i Guardiolës në Madrid është 6 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, kjo e fundit nën drejtimin e Bajernit të Mynihut në vitin 2014, sërish për një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Gjithsesi, Reali edhe pse mund të jetë rimëkëmbur disi pas rikthimit të Karlo Ançelotit sivjet, kujtimi i disfatës përballë Guardiolës është mjaft i freskët, duke qenë se edhe me Mançester Sitin, dy sezone më parë, tekniku spanjoll i dha gjithashtu leksion futbolli, duke fituar 2-1, një rezultat me aromë fitoreje për spanjollët, duke kujtuar dominimin e anglezëve.

9 gjysmefinalet e Guardioles

FRIKË NGA BENZEMA

Dhe nëse këmbëngulin tek i njëjti numër, pas krenarive të 9 gjysmëfinaleve në karrierë dhe 9 sfidave të luajtura me shumë sukses në “Bernabeu”, ka një “9” që tremb jo pak Pep Guardiolën. Ai ka emrin Karim Benzema, bomberi i Realit të Madridit, i cili sivjet po fluturon me shifra të frikshme.

Jo vetëm ishte ai që mbajti gjallë Realin në “Etihad” me dopietën e tij, por në të njëjtën kohë numri 9 i ekipit spanjoll është golashënuesi më i mirë i Champions-it sivjet (14 realizime) dhe akoma më shumë se kaq deri tani numëron 41 gola në total në po kaq ndeshje. Shkurt, Pep dhe Mançester Siti bëjnë mirë që të kenë një plan anti-Benzema, përndryshe do të ketë dhimbje…

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook