Mane dhe blerjet e tjera janë sinjale të qarta, Kahn i bën presion Nagelsmanit: Duam Champions-in

Planet e Bajernit të Mynihut në merkaton e kësaj vere nuk kanë përfunduar ende, edhe pse kanë bërë tri afrime të rëndësishme deri tani: Sadio Mane, Rajan Gravenbersh dhe Nuser Mazraui. Në Mynih presin edhe De Ligtin, por shefi i klubit, Oliver Kahn, ka nisur që tani presionin ndaj trajnerit, Julian Nagelsman, se skuadra nuk do të kënaqet vetëm me titullin kampion të Bundeligës që fitoi sezonin e shkuar.

78678768

“Jemi të dënuar për të qenë të suksesshëm te Bajerni”, tha shefi i bordit për “Kicker”. “Ne firmosëm me Nagelsmanin edhe për shkak të filozofisë së lojës së tij dhe presim nga ai që të prezantojë dhe përmirësojë talentet e reja. Ne duam të fitojmë Champions-in”, shtoi ish-kapiteni i Bajernit, i cili ka paralajmëruar Leroi Sanenë dhe Serzh Gnabrinë, dy sulmuesit që bënë një sezon zhgënjyes. Ky i fundit, i cili po refuzon që të rinovojë dhe në fund të sezonit të ardhshëm i skadon kontrata, mund të shitet që këtë verë dhe në ditët e ardhshme do të ketë diskutime.

Kahn ka një paralajmërim të qartë për të dy: “Është e nevojshme që ne të krijojmë situata konkurrence në skuadër dhe të dërgojmë sinjale. Veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit, i cili nuk ishte ai që prisnim”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×