Juventusi këtë merkato nuk ka menduar vetëm për emra të mëdha të futbollit, por edhe për të ardhmen. Bardhezinjtë po mendojnë të afrojnë të rinj premtues që të ndihmojnë skuadrën në vitet në vijim.
Emri i parë i Alegrit për këtë projekt është mbrojtësi i Realit të Madridit, Rafael Marin Zamora. 20-vjeçari spanjoll pëlqehet nga Ançeloti, i cili e ka grumbulluar disa herë me skuadrën e parë, duke e bërë pjesë të skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.
Rafa Marin nuk mendon të largohet momentalisht nga Reali, pasi ka ndërmend që të luftojë për të arritur në skuadrën e parë dhe për të kapur formacionin, por një ofertë interesante nga Juventusi, mund t’ia ndryshonte mendjen spanjollit.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…