Protagonisti negativ i sezonit të shkuar/ Radu transferohet te Kremoneze, agjenti: Interi e pret përsëri

Ionut Radu, protagonisti negativ i sezonit të shkuar të Interit, është zyrtarizuar dje në huazim te Kremoneze. Portieri rumun, që është akuzuar shpesh për gafën e bërë ndaj Bolonjës, që solli humbjen e më pas edhe renditjen e Interit dy pikë pas Milanit në përfundim të kampionati, ka lënë zikaltrit për një sezon për t’u kthyer përsëri në qershor.

nvjgiy8dr65

“Kjo është një provë për të dhe ai do të tregojë të gjithë kapacitetin e tij. Ka një mundësi që do ta shfrytëzojë dhe është shumë i lumtur, pastaj do të kthehet përsëri tek Interi që e pret”, është shprehur Oskar Damiani, agjenti i 25-vjeçarit që ka treguar se nënkampionët e Italisë e konsiderojnë akoma në planet e tyre Radunë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×