
Rolanda Bejko ekspert i Reformës Territoriale, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se propozimi i ri i prezantuar synon që numri i bashkive në vend të shkojë përafërsisht 100.
Ai tha se bashkitë, në varësi të kompetencave dhe territorit që do të përfshijnë, do të ndahen në rurale dhe urbane, do të ketë edhe bashki mikse por se për ta do të ketë një kuadër ligjor të veçantë.
“Propozimi ynë i pak ditëve më parë nuk është definitivi pasi në disa bashki do të vijojë diskutimi. Ky do të jetë përafërsisht numri, mund të shkojnë edhe në 100. Ndajmë të njejtë filozofi me faktorë brenda PD dhe shoqërinë civile e grupet e interesit. kemi studiuar arkivat dhe propozimet e 2014 që nuk u morën parasysh në atë periudhë. Kemi studiuar edhe propozime të PS që e çojnë numrin deri në 90.
Reforma dikton mënyrën si do operohet në një bashki dhe territorin që përfshin
Në propozimin tonë kemi dy lloje bashkish: Bashki të karakterit urban dhe rural, ka edhe bashki me funksione të ndërmjetme.
Këto do të kenë kuadër ligjor të posaçëm.
61 bashki kanë të pamjaftueshme që të kishim një demokraci lokale funksionale.
61 bashkitë vetëm piramidalizuan pushtetin në duart e kryeministrit. Pushoi së ekzistuari edhe autonomia financiare.
Ndaj kemi edhe falimentimin e disa bashkive, sepse qeveria para se të deklaronte Balla dje se ishin të kënaqur me ndarjen e tanishme, 26 bashki vetë qeveria i ka deklaruar të falimentuara ndërsa qarqet janë pa funksion.
Si qenka reforma e suksesshme kur thua qarqet nuk kanë funksion?
Çuçi si personi që u mor me reformën ka deklaruar se jemi për rishikimin por për rritjen e territorit dhe uljen e numrit të bashkive, të gllabëronin bashkitë e vogla.
Një qytetar udhëton gjatë për të marrë një shërbim dhe kjo është kosto e shtuar për të.
Reforma kërkon vullnet jo kohë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve kjo mund të bëhet, e lejon edhe ligji.
Reforma të tilla në botë kërkojnë edhe konsensus qytetar. Kjo thuhet edhe në Kushtetutën tonë. Nëse Rama e Balla nuk e duan, le të bëjmë referendum.
Në 2014 kur ndatë bashkitë që nuk morën parasysh propozimin e Ylli Bufit, bënë llogaritë elektorale sepse atë kohë ishin pa opozitën. Gati mbi 2/3 e territorit të bashkive janë krijuar sipas leverdisë elektorale të PS. Tani kanë konfiguruar ekipin për zgjedhjet lokale dhe nuk duan të humbin patronazhistët. kanë rritur numrin e punonjësve, 36.600 punonjës që kanë qenë 15 mijë.
Për reformën, mazhoranca do të ballafaqohet jo me opozitën por me qytetarët të cilët nuk marrin dot shërbimet. Qytetarët janë të përjashtuar nga dëgjesat. Një vend ka aq demokraci sa ka demokraci lokale.”, tha Bejko.
Ai ka folur edhe në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe mos pranimine grupit parlamentar nga kryetari Sali Berisha.
“Opozita ka detyrë të propozojë ligje e nisma. Një opozitë që është në rrugë e jo në institucionet, kur grupin tënd parlamentar siç bën Berisha nuk e njeh, mbetesh pa grup dhe kjo është kaotike.
Ata që janë aty nuk janë më demokratë se unë. Berisha është kryetar i Foltores jo i PD.
Kur nuk ke një grup parlamentar dhe s’je pjesë e komisionit për rishikimin atëherë propozimi është vetëm retorikë politike.
Berisha është i kënaqur me qëndrimin e Ballës, sepse Rama e Balla i ka bërë një nder të madh.
Imagjino të kalonte propozimi.
Po të kalonte, grupi do të merrte kreditë politike dhe do të ishte faktor në politikën shqiptare.
Njeriu i izoluar është vetëm Berisha ndërsa Rama ndihmon lojën dhe e mban konfliktin brenda PD që asnjë palë të mos jetë faktor.
Berisha faktoi i përçarjes së PD, është njeri i refuzuar nga perëndimi.
Berisha është krejt i izoluar nga perëndimi. Si mund të kem shpresë tek kryeministri im i ardhshëm. nuk i kuptoj ata që kanë pranë tij. Si mund të presim të vijnë në pushtet kur SHBA është faktor determinant.
Edhe sikur gjithë grupi i Alibeajt t’i bashkohemi Berishës, prap PD nuk vjen në pushtet se nuk e pranon perëndimi një njeri i cili është non grata.
Në 2017 edhe Berisha ka deklaruar se Basha është i pastër. Nuk kam informacion financimi nga Rusia por vetë Basha sot e mohoi, uroj të mos ketë qenë por nëse ka qenë është një akt i rëndë dhe nëse dikush e ka bërë duhet të mbaje përgjegjësi. PD ka orientim perëndimor dhe nuk ka nevojë financimi nga vende që duan të shpërbëjnë Shqipërinë. Më shumë se ç’e dëmton PD Berisha nuk e dëmton kjo.
PD është më e ndarë e kurrë por sa kohë kjo i shërben Berishës për interesat e tij, le të vazhdojë kështu”, tha ai.
Arena e Lajmit