Kalidu Kulibali është në momentin e karrierës kur duhet të vendosë nëse do të qëndrojë te Napoli e të rinovojë kontratën, apo të largohet nga kjo skuadër për të nisur një aventurë të re. Me Juventusin që është në krye të listës së skuadrave që e kërkojnë, Napoli po mundohet në çdo mënyrë të mbajë futbollistin dhe i ka bërë një ofertë rinovimi unike, siç tregoi sot drejtori sportiv Xhiuntoli.
“Nuk na ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë klub për të. Por Kalidu hyn në vitin e fundit të merkatos, ai ka përfaqësuar Napolin në mënyrë të jashtëzakonshme. Po flasim me të çdo ditë.
Presidenti i ka bërë një ofertë thuajse të parefuzueshme, i ka ofruar me të vërtetë shumë. Ne i kemi ofruar 6 milionë euro në sezon për një kontratë pesëvjeçare, neto, pa bonuse e asgjë tjetër. Janë 60 milionë euro bruto dhe gjithashtu një e ardhme si drejtues pasi djaloshi na ka dhënë shumë dhe e meriton këtë propozim të pabesueshëm. Presidenti është shumë bujar, por edhe i vëmendshëm ndaj financave. Nga rrogat shumë të larta, këtë edicion jemi kthyer përsëri te vetëadministrimi që është një garanci për tifozët dhe një projekt afatgjatë. Por pavarësisht kësaj, ka bërë këtë ofertë dhe është sikur t’i kishte ofruar dyfishin”, tha Xhiuntoli para mediave.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…