“Rama duhet të rrëzohet me një lëvizje të fuqishme popullore”, paralajmërimi i Berishës: Ai që do guxojë të prekë votën, do të prekë të zezën e vet!

1de571c6 A3ad 4c77 A0a7 7b2d700d8f78

Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama mund të rrëzohet me një lëvizje popullore.

Gjithashtu ai theksoi se kushdo që do guxojë të prekë votën, do të prekë të zezën e vetë!

“A rrëzohet Edi Rama?  absolutisht rrëzohet, si do rrëzohet? Në 7 korrik arritëm në një stacion shumë të rëndësishëm si opozitë. Ne duhet të bëjmë gjithçka dhe secili prej të nesh të bindë sa më shumë qytetarë të këtij vendi me parti dhe pa parti socialistë apo të bindjeve të tjera se ky është një fatkeqësi kombëtare. Ka një rëndësi që Edi Rama me votë nuk ikën , por duhet të rrëzohet me një lëvizje të fuqishme popullore , me një kryengritje paqësore. Së treti duhet të marrë një mesazh që ne kemi qëllim absolute votën e lirë dhe ai që do guxojë të prekë votën do të ketë të zezën e vet. Nuk do mundet kurrë ta prekë më atë. Nëse ne që jemi këtu në datën 27 prill të vitit 2021 do kishim mbushur rigë dhe sheshe për votën që grabiti Edi Rama nuk do ishte kurrë sot ë pushtet. Ka plot njerëz që thonë me këta duhet të dialogojnë ne duhet ta kemi të qartë se një pjesë  e madhe e votojnë nga frika dhe kur t’u nxjerrim frikën njerëzve u garantoj që mbështetja e tij nuk do jetë as ajo që ka pasur partia e punës.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×