“Një kilometër rrugë, 13 herë më shtrenjtë se kostoja e ndërtimit”, Berisha: Rama dhe administrata e tij, përjashtim nga manualet e BE dhe SHBA për çmimet

Berisha2

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim në Shijak me qytetarë dhe intelektualë, u shpreh se qeveria ndërton një kilometër rrugë edhe 13 herë më shtrenjtë se kostoja e saj.

“Këta ndërtojnë një kilometër rrugë me çmim katër, gjashtë tetë e madje edhe 13 herë më të shtrenjtë se kostoja e ndërtimit.
Ndërtojnë një kilometër në fushë autostradë me tender me 22 mln euro në gjithë Europën që nuk ndërtohet më shumë se 3 mln.

Manuali i ndërtimeve përcakton me saktësi çmimin që përdoret, një manual është i BE një i SHBA. Kodifikojnë çmimet por përjashtim absolut bën Rama dhe administrata e tij. Ndërtojnë shkolla. Në Tiranë ndërtohen shkolla nga donatorët të cilët ja kanë besuar paratë. Ajo administron, ndërton shkollë me 620 mijë euro. Veliaj ndërton shkolla me 4, 5 3 mln euro. Kjo është e vërtetë, shkolla “Sami Frashëri” 5.2 mln euro. Shkolla “Bashkim Fino” 4.2 mln euro. Të gjitha këto me paratë e qytetarëve, duke vjedhur”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×