Meta komenton protestën te inceneratori i Tiranës: Tubimi jo për mobilizim njerëzish, por për të denoncuar krimin

Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e djeshme që u mbajt para inceneratorit të Tiranës.

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, Meta u shpreh se protesta tek incineratori i Tiranës nuk ishte për mobilizim njerëzish.

Ai tha se në atë vend nuk ka incinerator dhe se ai është një vend krimi.

“Protesta tek incineratori kishte një harmoni mes vendndodhjes që është një skenë krimi, po ashtu edhe panelit dhe ekspozimit të disa fakteve që ka kjo çështje. Nuk kishte ideja për të mobilizuar njerëzit, sepse aty hapësira është e kufizuar dhe ndodhet pranë sharrës. Po ne ishim aty për të kthyer vëmendjen tek një krim. Partia që unë sot drejtoj sot e ka denoncuar plot 559 ditë më parë në SPAK. Edhe unë vetë nuk kisha qenë aty, për të parë nëse kishte apo incenerator, por nuk kishte. Por ama drejtësia nuk ka vepruar, dhe lekët e qytetarëve ikin nga këtu”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×