Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Interin dhe Simone Inzagin, por gjendja e vështirë financiare e klubit mund ta detyrojë klubin zikaltër ta nxjerri në merkato.
Sipas raportimeve nga “GOAL”, Arsenal përflitet si një nga klubet më të interesuara për argjentinasin, me londinezët që janë të gatshëm t’i ofrojnë 24-vjeçarit vendin kryesor në sulmin e skuadrës së Mikael Artetës.
Një kontratë 5-vjeçare dhe një rrogë më e lartë nga ajo çka përfiton aktualisht te Interi mund ya joshin Lautaron drejt një transferimi në Angli.
Kontrata e rinovuar pak kohë më parë si dhe deklaratat e agjentit të tij, se sulmuesi është i lumtur te Interi janë faktor që e mbajnë Lautaron në Milano, por gjërat mund të ndryshojnë nga përfundimi i sezonit të Interit dhe rezultati final në luftën për titull në kampionat.
Arena e Lajmit
