“Akuzat ndaj PD, të frymëzuara nga SHBA”, Zheji: E majta shqiptare u bazua tek ngjarja me Donald Trump dhe financimi i fushatës së tij nga rusët

1024fff5 D355 491e Acae 23f4f93f9c38

Në studion e “Open” në News24 po diskutohet financimi i Partisë Demokratike në vitin 2017 nga Rusia, një pagesë prej 500 mijë dollarësh të cilat dyshohet se janë paguar nga shoqëri fantazmë.

Analisti Artur Zheji u shpreh se akuzat ndaj PD, ishin frymëzim i së majtës shqiptare nga ngjarja në SHBA, ku Donald Trump u akuzua se fushata e tij ishte e financuar dhe organizuar nga rusët.

“Kryetari i çdo partie të madhe nuk është person me atribute personale por është institucion. Kryetari është institucion nuk mund të themi që është vendimmarrje personale e Bashës.

Ka një paqartësi të madhe, nuk dihet ka dhënë PD para për lobim në SHBA në 2017 apo ka marrë para nga Rusët.

Janë tranzituar paratë, ai nuk ka prekur para me dorë.

E treta, mendoj se përgjigja që i ka dhënë Berisha në 2018, asnjë dollar nuk është dhënë në fushatën e PD nga rusët dhe akuza për marrjen e parave, është sepse ka qenë model i kopjuar nga e majta amerikane e asaj kohë që akuzonin ish presidentit Donald Trump se fushata e tij ishte organizuar nga rusët.

Nuk besoj se kanë marrë para, maksimumi është pamendësi në mos zbulimin e të ardhurave të financimit”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×