Vllaznia ndodhet e grumbulluar në Austri duke zhvilluar fazën përgatitore në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj Universitatea Kraiovës më 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 21:00.

Ditën e djeshme presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm i klubit shkodran Blendi Dibra kanë qenë të ftuarit special të presidentit të Rapidit të Vienës, Martin Brukner në ndeshjen e zhvilluar ku austriakët u përballën ndaj Sëlltikut.
Në njoftimin e publikuar nga klubi i Vllaznisë në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” thuhet se të dyja klubet, si Rapidi i Vienës dhe Vllaznia kanë formalizuar bashkëpunim së bashku. Ku për këtë qëllim nesër do të organizohet tjetër takim me Drejtorin e Akademisë së Futbollit të Rapidit të Vienës.

NJOFTIMI I PLOTË –
“Ditën e djeshme presidenti i KF Vllaznia z.Alban Xhaferi i shoqëruar nga z.Blendi Dibra, sekretar i përgjithshëm dhe z.Darius Schweintek Kordinator për marëdhëniet ndërkombëtare kanë qënë të ftuar special të presidentit të Rapid Wien, z.Martin Bruckner në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndërmjet Rapid Wien dhe Selltik Gllasgow. Delegacioni i Vllaznisë është pritur nga z.Gerhard Hockner anëtar i Bordit Mbikqyrës i cili ka akomoduar miqtë nga Shkodra në sektorin VIP pranë anëtarëve dhe drejtuesve të Rapid Vjenë. Përpara zhvillimit të takimit Presidenti i Vllaznisë dhe delegacioni është shoqëruar nga Presidenti i Rapid Wien z.Bruckner i cili ka bërë një prezantim të përgjithshëm i ambjenteve të stadiumit dhe organizimit dhe funksionimit të Klubit të Futbollit Rapid Wien. Nga të dy palët është shprehur interesim për të formalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy klubeve duke forcuar punën e përbashkët në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të elementit të ri. Për këtë qëllim ditën e hënë, 11 Korrik 2022, do të organizohet një tjetër takim me z.Nino Rauph Drejtor i Akademisë së Futbollit të Rapid Vjenë, Austri.”
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then