
Një demokrate nga Shijaku gjatë një bashkëbisedimi ku i ftuar ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha evidentoi disa problematika që janë prezente sipas saj në këtë bashki.
Ajo tha se problem ngelet shitblerja e votave, ndërsa pohoi se administrata shantazhohet.
“Problematika kemi boll, por problem është e folmja në Shijak. Kam qenë kryetare komisioni në periudhën e zgjedhjeve në qendrat e votimit. Problem i madh është blerja e votës. Në Shijak është blerë vota haptazi nga të gjithë ata që janë në pushtet. Kemi shkuar në qendër votimi dhe me besimin se do ndryshojë herën e fundit, ama haptazi është blerë vota. jam e befasuar nga nëpunësit e Bashkisë, nga personat që kanë qenë në komision, dhe të gjithë kanë qenë të blerë. Administrata është problem, qoftë dhe demokratët, të gjithë shantazhohen, kanë shantazhime nga bashkia. Bashkia bënë punën më të madhe, sidomos në periudhën e zgjedhjeve, është administrata e gjithë në këmbë. Jam prind i një fëmije me 4 gjuhë të huaja dhe sot është e papunë, Është demokrate, është bijë e një demokrati të hershëm që vazhdon të mos tradhtojë bindjen. Ka plot demokratë që janë kthyer majtas. Ne do bëjmë maksimumin për aq fuqi sa kemi. Duam mbështetjen tuaj.”, tha qytetarja.
Arena e Lajmit
and then