Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Selanik, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

Droga Selanik (1)

Ndalohet një automjet që dyshohet se ishte ngarkuar në kufi me Shqipërinë. Automjeti drejtohej nga një shqiptar 21 vjeç. Brenda ne automjet janë gjetur dhe sekuestruar disa çanta që përmbanin 49 pako me 54 kg 880 gram marijuanë. Brenda në automjet edhe 1 pistoletë me një krehër 6 fishekë.

U sekuestrua edhe një patentë e falsifikuar me identitetin e një personi tjetër si dhe një telefon me një kartë SIM. Policia: Shqiptari pjesëtar i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, kishte rol në marrjen, transportin, magazinim-fshehjen dhe shpërndarjen e drogës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×