Gjuetia për Mesin e radhës po bëhet gjithnjë e më e çmendur edhe për gjermanët. Bajerni ka firmosur me tri talente të Maincit, përfshirë një djalë 9- vjeçar, vëllezërit Aristid (14), Aviel (12) dhe Aleks Hentçdo Nseke (9), të cilët janë transferuar familjarisht në Mynih, shoqëruar nga babai i tyre, i cili edhe ai do të punësohet me një rol trajneri.
Familja është kontaktuar që vjeshtën e shkuar, por vetëm në qershor ka arritur ta mbyllë marrëveshjen, e cila është konfirmuar nga menaxheri i kampusit të Bajernit, Joshen Zauer. Por ai mohoi që ajo të jetë mbyllur bashkë me tre familjarët e tjerë. Babai Aleks Senior ka pasur më parë një shkollë futbolli në Frankfurt, ndërsa tani do të punojë në kampusin e Bajernit për talentet e rinj të huaj.
Aleks Nseke është i famshëm për driblimet e tij, ndërsa vetëm në rrjetin social “Tik-Tok” ka më shumë se 20 mijë ndjekës. Të tre fëmijët janë nën kontratë nga “Nike”.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…