Nusja e djalit e denoncon për ngacmim seksual, procedohet 72-vjeçari në Korçë

Policia Pogradec

Një 72-vjeçar nga Korça është denoncuar nga nusja e djalit të tij për ngacmim seksual. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari është proceduar në gjendje të lirë pas denoncimit nga nusja.

“Janë referuar në Prokurori materialet dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×