E ardhmja e Paolo Dibalës vazhdon te mbetet mister, me argjentinasin që duhet ende të zgjedh klubin e tij të radhës pas largimit nga Juventusi. Në Itali pretendentët kryesor për të marrë shërbimet e tij janë Interi dhe Roma ,e kryeqytetasit që duket se kanë fituar terren ndaj zikaltërve në orët e fundit.
Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes Romës dhe Agjentit të Dibalës, duke parë edhe “ngrirjen” e negociatave më Interin, ku zikaltërit janë të detyruar të shesin përpara se të përpiqen të transferojnë 28-vjeçarin.
Roma po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë për të siguruar firmën e Dibalës, i cili do të ishte zëvendësuesi i Nikolo Zaniolos, me italianin që mendohet se ka një akord për transferimin te Juventusi.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…