Pas takimeve në KQZ për financimet politike ruse, ambasadorja Kim shkon në Kuvend. Ja me kë do të takohet

Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit që të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Ky takim vjen pas mbledhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në KQZ, e kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, Monika Kryemadhi, Damian Gjiknuri, Jorida Tabakun.

“Rreth orës 10:30 pritet të mbërrijë ambasadorja amerikane  dhe do të takohet me krerë e grupeve parlamentare të PS Taulant Balla dhe kreun e Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Ky takim i sotëm vjen pas takimit të djeshëm që ambasadorja zhvilloi në KQZ sa i përket influencave ruse në PD”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×