
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli për mbledhjen e Partisë së Lirisë me strukturat,.
Gjatë bisedës në studio, Blushi tha se dje Partia e Lirisë ndezi motorët dhe se nuk do të ndalet me denoncimet.
“Dje mblodhi strukturat dhe kjo ishte ndezja e motorëve të Partisë së Lirisë për t’u shtrirë më pas në të gjithë njësitë bashkiake të Tiranës, apo në çdo lagje dhe pallat të kryeqytetit me qëllim identifikimin e problemeve dhe denoncimeve me fakte”, tha ai, duke shtuar: “Me rikthimin e Metës në krye të partisë së Lirisë dhe me bashkëpunimin e hapur me PD. Kemi thënë edhe më herët që kishte një opozitë që tradhtonte kauzat. Tani bashkëpunimi është i shkëlqyere dhe jemi në koordinim edhe me shoqërinë civile.
and then