“Sigurisht që Shehi ka besim te lojtarët e tij, ashtu si unë”, trajneri i Dudelanzhit për “Panorama Sport”: Seferi? Është një lojtar i mirë, por…

Tirana pret në “Air Albania” Dudelanzhin në sfidën e kthimit të fazës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku i luksemburgasve, Karlos Fangueiro, u shpreh se është i sigurt që skuadra e tij do të kualifikohet dhe se beson te lojtarët e tij. I pyetur nga “Panorama Sport”, ai foli për fjalët e Shehit për kualifikimin, madhësinë e fushës dhe ndërhyrjet ndaj Seferit në ndeshjen e parë.

trajneri dudelanzh

“Nuk jam i sigurt nëse lojtarët tanë kanë probleme. Gashi nuk është një mbrojtës i djathtë, gjithsesi ka bërë mirë. Duhet të ndryshojë diçka për Kirsh sepse doli me karton të kuq. Gjithsesi rëndësi ka që të luajmë mirë.

Do të jetë e vështirë dhe për shkak të udhëtimit, të orëve të udhëtimit. Por ne erdhëm këtu me lojtarët për të luajtur, por ishte shumë e vështirë të udhëtoje. Nuk mund të stërvitemi ashtu siç e bënim, por më e rëndësishmja është që lojtarët tanë e dinë se çfarë do të bëjnë nesër.

Trajneri Shehi ka deklaruar se është i sigurt që skuadra e tij do të kualifikohet. Si e komentoni?

Sigurisht që trajneri (Orges Shehi) është i sigurt te lojtarët e tij, ashtu si unë. Edhe unë jam i sigurt te lojtarët e mi. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, kështu që nuk është problem nëse ai e ka thënë këtë.

U përmend se në Luksemburg madhësia e fushës ishte pak e vogël. Do të ndikojë në ndeshje se fusha në “Air Albania” është më e madhe?

Nuk besoj se ka ndonjë problem. Në fund të ditës ne luajmë në stadiumin Kombëtar. Është gjithashtu një stadium i bukur. Por besoj se fusha është e njëjta madhësi, kështu që se besoj se do të ketë ndonjë problem.

Në ndeshjen e parë Taulant Seferi ishte një nga lojtarët që iu shkaktuan më shumë ndërhyrje. Keni menduar ndonjë trajtim special për ta markuar në këtë sfidë, apo do trajtohet njësoj si të tjerët?

Nuk kemi menduar asgjë speciale për një lojtar nga skuadra tjetër. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të bëjmë. Ne e kemi një ide. Seferi është një lojtar shumë i mirë, por në fushë ne nuk merremi vetëm me një lojtar individual. Më e rëndësishmja është që ne fokusohemi vetëm te skuadra jonë dhe nuk shikojmë asnjë lojtar nga ekipi tjetër.

Nesër mendoj do të jetë një ndeshje e vështirë. Mendoj se do të jetë normale sepse ata luajnë në Shqipëri. Ne gjithashtu jemi gati”, ishin fjalët e Fangueiro.

KLAVIO KËRRI / JON LUMANI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×