Deputeti i PD, Këlliçi takohet me kongresmenë dhe ish-kongresmenë në SHBA, zbardhen çështjet e diskutimit

Whatsapp Image 2022 09 17 At 11.09.51

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, teksa ka takuar 19 kongresmenë dhe ish-kongresmenë, ka ndarë shqetësimin mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri, rritjen e autokracisë, arbitraritetit të qeverisë dhe përkeqësimin e standardeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Pas bashkëbisedimit me Anëtarët e Kongresit Amerikan Këlliçi mori mbështetjen e miqve amerikanë se një opozitë e fortë, e pakapur dhe që lufton çdo ditë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, është rruga më e mirë për t’i shërbyer vendit dhe marrëdhënieve jetike që kemi me partnerin e çmuar strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kapja e drejtësisë nga qeveria përmes një reforme të njëanshme dhe me axhendë, nuk i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Qëndrimet e sponsorizuara pro-qeveritare të disa zyrtarëve. Po ashtu, mora garancinë se vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të rritet nga ana e tyre, si dhe përpjekjet për të parë realitetin në sy, ashtu siç është, të padeformuar nga faktorë të ndryshëm”, shprehet Këlliçi.

Përsa i përket korrupsionit në Shqipëri si një çështje e papranueshme dhe që duhet marrë shumë seriozisht, Ķëlliçi ka siguruar miqtë amerikanë se Partia Demokratike është e angazhuar në betejë për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë, si aseti më i madh publik në një vend me orientim e vokacion pro-Perëndimor dhe se Partia Demokratike ka qenë në 32 vitet e fundit dhe do mbetet edhe në 100 vitet e ardhshme promotor kryesor i miqësisë dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA.

“Patëm dakordësinë se qëndrimet e vërteta dhe transparente të miqve dhe partnerëve amerikanë dhe europianë do ta ndihmojnë Shqipërinë për daljen nga udhëkryqi”, ka theksuar deputeti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×